"Udha" 
                krijuese e Kucanes është në fakt një rrugëtim 
                që duket në shikim të parë të ketë 
                shumë , kthesa, dredha apo lakime por po të kqyret me 
                kujdes kupton që është një udhë me nje 
                drejtim, me nje kah, e me gjithë diversitetin me te cilin 
                paraqitet ka nje bosht te vetin dhe nje gjuhe vizuale të 
                dallueshme. 
                 
                Mardhania 
                midis pjeses dhe tanësise është nji kerkim instiktiv 
                tek Kucana. Duket që fokusi të jetë te pjesëza 
                por në fakt nje renditje e kodifikuar e elementeve kromatik 
                e bën pikturen e tij te jetë e menduar në të 
                gjithë dimensionin. 
                 
                Piktura e Kucanes është e balancuar, me kujdes latohen 
                të njëjtat elemente qëndrore të cilat paraqiten 
                përhere të ndryshëm brenda nje kërkimi kromatik 
                të strukturuar. 
                 
                "Udha" e Kucanes endet midis një krijimi te paracaktuar 
                dhe lirisë se përzgjedhjes spontane të elementëve 
                formal., shpesh dukët nje rikrijim i një figuracioni 
                që mer shkas në artet aplikative dhe që ka frymezimin 
                e pikturës abstrakte të shekullit te kaluar. Kur flasim 
                per balancën në pikturen e tij ajo nuk ëshë 
                direkte e shpesh fshihet pas nje lloj demolimi që duket që 
                ka per të qënë i përkohshëm. 
                 
                "Udha' e Kucanës vjen e pasur si nje kërkim i maturuar 
                i një shpirti të pakënaqur dhe gjithmone në 
                kërkim dhe ofrohet si nje rebus shenjash që shikuesit 
                i jep lirinë per ta ridimensionuar, e si e tillë vjen 
                si një befasi e kandshme në skenën artistike shqiptare. 
                 
                Shkurt 
                  2011----------------------------------------------------------------Genc 
                  Mulliqi 
               |