"Energjia". 
                Kjo mund te jete fjala perafersisht e sakte tek shikoj pas 20 
                vitesh 
                tablote e Kucanes. Kete "veti" te tij ne nje etape te 
                hershme, deri ne periudhen akademike, (periudhe mbas se ciles 
                per shkak te largimit te papritur dhe "energjik" nuk 
                e pashe me!), do te mund ta cilesoja siperfaqesisht "snobizem 
                krijues", cilesi kjo e te gjithe studenteve te talentur. 
                Nje percaktim i tille pas shume vitesh, kur koha e humb peshen 
                e vet si ne nje montazh filmik te permbysur, do te quhej nje naivitet 
                i pafalshem jo vetem per ne qe e njohim dhe e ritakuam si dikur, 
                por dhe per kritiken gjakftohte akademike.  
                Solemnitet 
                  ne levizje, analize celebrale, frakture hedonistike, rastesi 
                  racionale, monumentalitet formal, grafike minimale: keto 
                  per te mos permendur ndjesi te tjera, me shfaqen nder mend mjaftueshem 
                  tek rri e vezhgoj kuadrot e tij. 
                Vetem nje 
                  talent "energjik" dhe aspak "rinor" mund 
                  te kontrolloje njekohesisht ne nje periudhe relativisht te ngjeshur 
                  krijuese (afersisht 2 mujore), nje densitet te tille plot estetike 
                  ekspresive. 
                60 tablote 
                  ekspozohen se pari pas 20 vitesh ne Ambasaden Republikes federale 
                  Gjermane ne Tirane. Kjo porte mikpritese jo rastesisht mbeti 
                  e hapur per ikjen dhe rikthimin e tij. Keto vepra jane nje kuriozitet 
                  tundues vecanerisht per ne qe e njohim dhe na ka munguar per 
                  dy dhjetevjecare. 
                Januar 2011 
                  ---------------------------------------------------------------- 
                  Ziso Kamberaj 
               |